Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë vështirëson punën e Këshillit Kombëtar Boshnjak

Prizren Post | 07:17 - 16.10.2018

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Novi Pazar – Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë pa nevojë ndalon në vendkalimin kufitar në Bërnjakë, përfaqësuesit e organizatës joqeveritare ” Kosovë për Sanxhakun”, e cila ka status konsultativ -participues në Këshillin Kombëtar Boshnjak.

Duke filluar nga tetori I vitit 2017, me rastin e çdo kalimi në pikën kufitare në Bërnjak, në të dy drejtimet, kryhet mbajtja e pabazë dhe e panevojshme e Presidentit të OJQ-së “Kosovës për Sanxhakun” Ismet Azizi në kohë zgjatjeje nga 30 deri 60 minuta, në mënyrë konstante që një vit.

Më 06. tetor 2018 me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak Ismet Azizi, kryetar i OJQ-së “Kosovës për Sanxhakun”, ka ardhur në promovimin e filmit dokumentar “Procesi i Sanxhakut” autorit Aleksandër Reljiq dhe në kthimit nga Novi Pazari nëpër Ribariq në vendkalimin Bërnjak është mbajtur 40 min. Punonjësit e policisë që punojnë në kufi e arsyetojnë këtë ndalim me urdhër nga Beogradi dhe se sa herë që të hyjë dhe kur ai largohet nga Kosova, ata janë të detyruar të raportojnë. Ky lajmërim dhe ç’lajmërim zgjat 30 deri në 60 minuta për derisa presin vërtetimin, për t’ia mundësuar udhëtimin .

Në këtë mënyrë, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë e rëndon drejtpërdrejt punën e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve.

Ftojmë Këshillin e Evropës, OSBE-së, Bashkimin Evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për të marrë masa konkrete për të parandaluar pasojat negative të kësaj fushate të rrezikshme të drejtuar ndaj Këshillit Kombëtar Boshnjak, organit më të lartë përfaqësues të boshnjakëve të Sanxhakut, thuhet në kumtesën e Këshillit Kombëtar Boshnjak.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company