Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ministria e transportit përkrah kompaninë terroriste të FETO-s, e cila vazhdon manipulimet mafioze në Shqipëri mbase iu ndalua një gjë e tillë e tillë në Turqi

Prizren Post | 19:25 - 21.10.2016

Tiranë – Komisioni i Prokurimit Publik në Shqipëri ka rrëzuar ankesën e kompanisë turke “Vendeka Bilgi”, ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës Milot-Kukës-Morin.

Komisioni i Prokurimit Publik ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke shkualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi”, dhe duke shpallur fitues konsorciumin “Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SHA, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Transporteve dhe e Infrastrukturës në Shqipëri, informoi të enjten pasdite se do të ndjekë hapat e mëtejshëm për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar “IFC”, pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar negocimin e kontratës.


Arivisti Company