Ministrja Çitaku viziton sot Preshevën


E hënë, 4 Nëntor 2013

Prishtinë, 4 nëntor – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, do të vizitojë sot Preshevën.

Sipas një njoftimi nga kjo Ministri, në kuadër të kësaj vizite ajo do të takohet me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, do të vizitojë shkollën fillore “Selami Hallaçi” si dhe do të ketë një takim me të rinjtë nga shoqëria civile. Kjo është vizita e saj e parë në Preshevë në cilësinë e Ministres.

Etiketa: , ,
Të fundit