Ministrja gjermane anulon takimin me Thaçin


E premte, 16 Maj 2014

Berlin – Qeveria gjermane vazhdon t’u shmanget takimeve me Hashim Thaçin.
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë, Ursula von der Leyen, ka përfunduar të enjten vizitën dyditore në Republikën e Kosovës, por nuk ka gjetur kohë ta takojë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi me Thaçin ishte caktuar më herët dhe ishte paraparë të zhvillohej të enjten, por është anuluar papritmas. Këtë “Kohës Ditore” ia kanë konfirmuar gazetarë gjermanë që shoqëruan delegacionin e ministres Ursula von der Leyen.

Mosrealizimi i takimit zyrtarisht është arsyetuar me “mungesë kohe”, por shkaku i vërtetë, sipas burimeve, ishte se pala gjermane nuk dëshironte që takimi të keqpërdorej nga Thaçi për fushatë elektorale.

Të fundit