E diel, 22 Tetor 2017
Sipas numërimit të faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komuna e Mamushës prinë me 23,48%, pastaj Komuna e Kllokotit ka po ashtu dalje më të madhe me 21,25%, Leposaviqi me 18,45%, Shtërpca 15,44%, Mitrovica e Veriut me 15,25%.
Nga komunat shqiptare prin Hani i Elezit me 15,53%, Lipjani me 12,49%, Kaçaniku me 11,65% etj.
Në Prishtinë deri në ora 12:00 kanë dal për të votuar 13,08% e qytetarëve me të drejtë për të votuar.
Vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës janë hapur që nga ora 7 e mëngjesit. Deri në ora 11:00 përqindja e përgjithshme e daljes së qytetarëve në votime është 10.05 %.
Etiketa: Aktuale, Zgjedhjet Lokale 2017