Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë


E mërkurë, 14 Shtator 2022

PRISHTINE – Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se historia na mëson se zgjidhjet afatgjate janë paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, reperacione e garantime për mospërsëritje.

“Është detyrë e qeverisë që mbi të vërtetën të ndërtojmë mekanizma dhe institucione për ballafaqim me të kaluarën dhe krijimin e kujtesës kolektive që do të na shërbejë jo vetëm neve por edhe gjeneratave të ardhshme”, tha Kurti.

Ai më tej theksoi se dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë janë thelb i këtij projektligji.

Qeveria miratoi Projektligjin e Agjencisë për Siguri Kibernetike

“Krimet e kryera dhe dëmet e shkaktuara duhet adresuar sepse janë parakusht për paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe zhvillim të mëtejmë shoqërorë”, tha ai.

Në prezantimin e këtij Projektligji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se verifikimi i të dhënave që dëshmojnë krimet e kryera i kontribuojnë në veçanti përmbushjes së të drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtën në drejtësi dhe për garantim të mospërsëritjes.

Projektligji mori të gjitha votat e kabinetit qeveritar, njofton Telegrafi.

Etiketa: , , , ,