Qeveria miratoi Projektligjin e Agjencisë për Siguri Kibernetike


E mërkurë, 14 Shtator 2022

TIRANE – Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar Projektligjin për Sigurinë Kibernetike.

Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti, tha se përmes këtij Projektligji themelohet Agjencia për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë

“Ky institucion do të jetë përgjegjës për zbatimin e masave për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës. Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike”, u shpreh ai, raporton Telegrafi.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se përmes këtij Projektligji do të krijohen kushte që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur sulme kibernetike ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve.

Etiketa: , , ,