E enjte, 26 Janar 2017
Mitrovica është, pa dyshim, një ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Gadishullin Ilirik e më gjerë.
Qyteti kufizohet nga shpatet e Kreshbardhës (Kopaonikut), Rogoznës, Moknës dhe Qyqavicës. Në këtë trevë priten rrugë të rëndësishme që shpiejnë në mbrendinë e Dadishullit Ilirik, në bregdetin Adriatik, në Detin Egje dhe në Detin e Zi.
Muzeu i qytetit gjendet në objektin e ish-armates serbe dhe në kohën e fundit është konsoliduar mjaft mirë. Puna më e madhe në këtë drejtim është bërë sivjet me restaurimin e kullës së Isa Boletinit në Boletin.