Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mogherini në Tiranë, takon liderin e opozitës

Prizren Post | 12:27 - 04.03.2016

Tiranë – Basha në prononcim për mediat, ka theksuar se në fokus të takimit me zyrtaren e lartë europiane ishte situata politike në vend.


Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka mbyllur vizitën e saj në Tiranë, ku takimin e fundit e ka patur me kreun e opozitës shqiptare, Lulzm Basha, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas këtij takimi, Basha ka dhënë një prononcim për mediat, ku ai ka theksuar se në fokus të takimit me zyrtaren e lartë europiane ishte situata politike në vend.

Basha gjithashtu theksoi se është folur edhe për reformën në drejtësi, ku ai ka shtuar se Partia që ai drejton mbetet faktori më i interesuar për një drejtësi të reformuar dhe të pa korruptuar.
Shefja e diplomacisë të Bashkimit Europian u takua dje edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Kryeministrin, Edi Rama, si dhe me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Ajo mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku bëri apel që Parlamenti të miratojë reformën në drejtësi.

Presidenti Nishani në takim me Mogherinin theksoi se reforma në drejtësi dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reforma të tjera në fusha kyçe janë me rëndësi jetike për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Mogherini me takimin që ka patur sot në mëngjes me kreun e opozitës dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka mbyllur vizitën e saj zyrtare në Tiranë.


Etiketa:
Arivisti Company