E enjte, 5 Maj 2016
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, qëndron sot në Prishtinë.
Ajo, gjatë ditës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ku pritet të diskutojnë për proceset eurointegruese të Kosovës.
Në ora 16:00, Mogherini do të mbajë një fjalim në Kuvendit e Kosovës para deputetëve ku edhe dy partitë opozitare, AAK dhe NISMA e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Vizita e saj vjen një ditë pasi Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Me këtë propozim, Kosova do të vendoset në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Etiketa: Federica Mogherini, Kosovë