E diel, 24 Qershor 2018
Bruksel – Ka filluar takimi bilateral ndërmjet presidentit të Kosovës dhe përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Pas takimeve veç e veç, do të bëhet një takim i përbashkët Thaçi-Mogherini-Vuçiq.
Faza e fundit e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e quajtur si finalja e madhe filloi zyrtarisht sot në Bruksel.
Për herë të parë, në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjen përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, presidenti Thaçi sot do të zhvillojë takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Etiketa: Aktuale, Dialogu Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, Hashim Thaçi🇪🇺#EU facilitated dialogue: HRVP @FedericaMog meets w President @HashimThaciRKS, Brussels, now. #Kosovo #Serbia #WesternBalkans pic.twitter.com/FZ10LpqOoD
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) June 24, 2018