Moon: Jemi të shqetësuar për masakrat ndaj civilëve në Halep


E martë, 13 Dhjetor 2016

halep

New York – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka njoftuar se janë të alarmuar për shkak të lajmeve se regjimi sirian dhe aleatët e tij në Halep kanë nisur masakrat kundër civilëve, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se OKB-ja nuk ka mundësi të monitorojë në mënyrë të pavarur situatën në Halep, por se nga rajoni janë duke ardhur lajme për masakra.

“Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon është alarmuar për shkak të lajmeve se shumë civilë duke përfshirë gratë dhe fëmijët në Halep janë masakruar”, është shprehur Dujarric.

Të fundit