Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Morata a je normal? Shikoni çfarë i bëri një zyrtari të Realit në aeroport

Prizren Post | 08:41 - 22.05.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë dhe e ardhmja e tij në Madrid është diskutabile, Alvaro Morata ishte ai që e shijoi më së shumti triumfin në Spanjë të Real Madridit.

Pas fitores 2:0 ndaj Malagas, ku edhe fituan titullin, Morata ka bërë një veprim qesharak në aeroport, kur skuadra po kthehej në Madrid.

Ai pa menduar dy herë, ndërhyri ashpër ndaj një zyrtari të Realit, duke e rrëzuar atë në dysheme.

Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Skuadra e Zinedine Zidane e mbylli sezonin me 93 pikë (tri më shumë se Barcelona), ku në 38 ndeshje ka arritur të shënojë 106 gola, derisa ka pranuar 41.

Gjatë këtij sezoni, Reali regjistroi 29 fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Zinedine Zidane ka thyer rekorde të shumta në stolin e Real Madridit dhe në xhiron e fundit ndaj Malagas theu edhe një tjetër.

Reali i Zidane për herë të parë në histori të klubit e mbylli sezonin duke realizuar të paktën një gol në 38 ndeshje në La Liga.

Tashmë misioni është kompletuar dhe Real Madridi është i tëri në festë.


Bëni një koment