E mërkurë, 19 Gusht 2015
Ankara – Kryeministri turk, Ahmed Davutoglu u takua mbrëmë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për të informuar rreth dështimit për krijimin e një qeverie koalicioni, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
Takimi u zhvillua në pallatin presidencial në Ankara.
Sipas procedurës, Ahmet Davutoglu u shpreh se do t’i kthejë mandatin Presidentit.
Ndërsa agjencia turke e lajmeve Anadolli AA bëri të ditur se partia kryesore e opozitës, CHP nuk humbi kohë për të deklaruar se tani, formimi i ekzekutivit të ri duhet t’i kalojë asaj.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AK e humbi maxhorancën e saj qeverisëse 12-vjecare në zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit.
Në rast të një vendimi të pritur, votimi do të mbahet brenda 90 ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.
Etiketa: Ahmet Davutoğlu, Turqia, Zgjedhjet