Motoçiklisti pëson lëndime në një aksident në tranzitin e vjetër Korishë–Prizren


E diel, 5 Korrik 2026
Motoçiklisti pëson lëndime në një aksident në tranzitin e vjetër Korishë–Prizren

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot në Prizren, konkretisht në rrugën e tranzitit të vjetër (Korishë-Prizren).

Në këtë aksident të përfshirë kanë mbetur një veturë me një motoçikletë.

I lënduar ka mbetur motoçiklisti, i cili ka pranur tretman mjekësor.

“Është një aksident i zakonshëm, me lëndime jo të rënda mes një automjet dhe motoçiklete”, deklaruan nga policia për Klankosova.tv.

Derisa nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e motoçiklisit.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit