Mourinho i vendos ultimatum Viniciusit, një muaj kohë për rikthim


E shtunë, 7 Nëntor 2026
Mourinho i vendos ultimatum Viniciusit, një muaj kohë për rikthim

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ndërsa gjendja fizike dhe rënia e formës së tij kanë ngritur shqetësime në klubin madrilen.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Real Madridit po shqyrtojnë edhe ndryshimet në përgatitjen fizike të brazilianit, për të kuptuar arsyet që mund të kenë ndikuar në shpejtësinë dhe paraqitjet e tij.

Trajneri Jose Mourinho, nga ana tjetër, i ka dhënë sulmuesit një muaj kohë për të treguar përmirësim. Në të kundërtën, Vinicius rrezikon të humbasë vendin në formacionin titullar.

Ndeshjet e vështira ndaj Athletic Bilbaos dhe Arsenalit pritet të jenë një test i rëndësishëm për brazilianin, i cili synon të rikthehet në nivelin e tij më të mirë, por tashmë duhet të dëshmojë se e meriton vazhdimisht fanellën e titullarit./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit