Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

MPJ ka konfirmuar vrasjen e tre kosovarëve në Munih

Prizren Post | 12:46 - 23.07.2016

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar lajmin se nga sulmi i mbrëmshëm në Munih kanë humbur jetën tre shtetas kosovarë.

Sipas një komunikate të MPJ-së, konsulta e Kosovës në Gjerman së bashku me policinë gjermane dhe familajrët e të vrarëve kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e tre kosovarëve, transmeton lajmi.net.

“Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih”.

“Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se MPJ dhe Ambasada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme.


Arivisti Company