Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mrekullia e krijuar nga bombardimet

Prizren Post | 16:52 - 08.06.2013

Me ujë të kristaltë, plazhe me rërë dhe rrethuar nga shkëmbinjtë që të bëjnë hije, një ndër plazhet në ishullin Marieta në Meksikë mund të renditet lehtësisht midis destinacioneve më piktoreske të botës.

Megjithatë, ndryshe nga sa mund të mendohet, nuk është natyra ajo që krijoi këtë “oazë” të mrekullueshme, por veprimet e njeriut.

Në fillim të viteve 1900, ky destinacion i largët në Meksikën perëndimore përdorej nga ushtria si një “tabelë qitje” për topat e kalibrit të rëndë, transmeton TCH.

I bombarduar në mënyrë të vazhdueshme, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ndër vite u tret ngadalë prej detit, duke shënuar kështu lindjen e këtij plazhi, i arritshëm vetëm nga ana e ujit, nëpërmjet mjeteve të vogla lundruese.


Arivisti Company