Mungesë e oksigjenit dhe barnave, dikush duhet të jep përgjegjësi


E mërkurë, 9 Dhjetor 2020

PRISHTINË – Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, anëtar Kryesisë së PDK-së, Donjet Bislimi në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar, të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë sigurimin e vaksinës anti-COVID, për shkak se në Kosovë është rritur numri i vdekjeve, duke tejkaluar shumë vende në botë.

Bislimi shprehu zemërimin ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e spitaleve dhe gjithë sistemit shëndetësor.

“Mediat kanë dëshmuar tashmë për mungesën e kushteve bazike, të kontrolleve dhe izolimit të nevojshëm të spitaleve ku trajtohen pacientët e infektuar prej coronavirusit. Ndërkohë që gjasat janë të mëdha që kjo qeveri të dalë me suficit të madh për sa i përket shpenzimeve buxhetore, qytetarët nuk kanë oksigjen, i cili është vital për mbijetesën e të sëmururve, dhe detyrohen ta kërkojnë në treg privat. E njëjta situatë e rëndë shihet edhe me barna, ku Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë masa për të përmbushur nevojat e pacientëve, të cilët po detyrohen t’i blejnë barnat në treg të zi me çmime të larta. Ne si PDK jemi të shokuar nga mungesa e oksigjenit në spitalet tona dhe dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë”, tha Bislimi.

Etiketa: , , ,
Të fundit