E shtunë, 16 Gusht 2014
Studimi i skeleteve, apo mbetjeve të ndryshme njerëzore që vijnë nga antikiteti dhe mesjeta, janë një nga synimet që i ka vënë vetës Instituti i Arkeologjik i Kosovës gjatë kësaj vere.
Në mbarë vendin gjatë viteve janë zbuluar skelete të shumta dhe si të tillë janë mjaft të rëndësishme për të pasur një informacioni mbi popullsinë e lokaliteteve antike kur ato ishin të banuar. Gjetja e skeleteve dhe studimi i tyre në lokaliteteve antike kanë nisur që në vitet 60-a të shekullit të kaluar, por një studim i hollësishëm për këto gjetje për të mësuar më shumë për popullsinë e asaj kohë kanë munguar. Kjo për faktin se edhe ekspertët e fushës, gjegjësisht të antropologëve kanë munguar. Aktualisht një ekspertë i Institutit të Arkeologjisë është duke bërë hulumtime shkencore antropologjike, sidomos në Ulpianën antike. Sipas ekspertëve, një hulumtim i tillë është mjaft i rëndësishëm për të përcaktuar kohën e saktë nga vijnë skeletet dhe studime të tjera morfologjike dhe patologjike të cilat ndihmojnë për të mësuar më shumë për njerëzit e lashtë të zonave të banuara në Kosovën antike.
Në një prononcim arkeologu Luan Gashi, antropologu i vetëm i Institutit Arkeologjik të Kosovës, është shprehur se studimi antropologjik i skeleteve që janë zbuluar në lokalitete të ndryshme antike është mjaft i rëndësishëm për shkencën e arkeologjisë, që, sipas tij, ndihmon shumë për ditur më shumë për popullsinë antike të Kosovës. Sipas tij, numri i skeleteve antike, por edhe i atyre mesjetare të gjetura gjatë gërmimeve të ndryshme është i madh, dhe siç është shprehur ai, vetëm në Ulpianën antike numri i tyre shkon nga 20 deri në 30 skelete apo mbetje njerëzore. Ai ka thënë se gjatë kësaj vere, në kuadër të projekteve të Institutit Arkeologjik të Kosovës, do të bëhen hulumtime antropologjike të skeleteve që janë gjetur në varrezat në Ulpianën antike. “Një ndër objektivat që ne synojmë në Ulpianë janë studimet dhe hulumtimet antropologjike të skeleteve, konkretisht matja e tyre, mosha e skeleteve apo mbetjeve tjera, matjet morfologjike dhe ndryshimet patologjike, përmes të cilave do të dihen llojet e sëmundjeve që është ballafaquar Ulpiana kur ishte e banuar”, është shprehur antropologu Gashi, duke shtuar se gjithë kjo punë do të përmbyllet me një katalog.