Muri në Mitrovicë pjesë e projektit apo e bisedimeve?


E hënë, 6 Shkurt 2017

Fatlum KRASNIQI

Kur kërkohej përgjegjësi për rrëzimin e murit, “kompetencat” u barten nga Kryetari i Mitrovicës për Qeverinë, e herë nga këta të fundit tek Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, ndërsa sot meritor po na dalin se janë të gjithë.

Mirëpo e vërteta është se muri u rrëzua pas arritjes se marrëveshjes me Kryetarin e Mitrovicës Veriore i cili punon me direktivat e Beogradit ku deklaron se në ditët në vazhdim do të ndërtohet nga një distancë jo shumë e largët muri tjerët që do të shërbejë për sigurinë e qytetarëve në atë rajon?
Atëherë si ka mundësi që Institucionet tona konkretishtë Qeveria e Kosovës të diskutojë dhe të arrijë marrëveshje me një përfaqësues të strukturave paralele serbe për çështjet që kanë të bëjnë në territorin e Kosovës!?

Autor: Fatlum Krasniqi, jurist

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit