Mustafa: Austria bashkëpunëtore e qeverisë së re


E hënë, 15 Dhjetor 2014

Prishtinë – Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger.

Në takim, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar urimet e ambasadorit austriak me rastin e zgjedhjes në postin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur falënderimet për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për zhvillimin dhe konsolidimin e proceseve politike në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me shtetin austriak në të gjitha fushat e interesit të dyanshëm, është shprehur kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/

Leave a Reply

Të fundit