E diel, 28 Qershor 2015
Delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të provojnë sot në Bruksel të gjejnë përafrime për temat që nesër do të diskutohen në nivel kryeministrash, mes Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit.
Delegacionet teknike të Kosovës dhe Serbisë do të provojnë sot në Bruksel të gjejnë përafrime për temat që nesër do të diskutohen në nivel kryeministrash, mes Isa Mustafës e Aleksandar Vuçiqit, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.
Kosova dhe Serbia nesër do të provojnë të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park i Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Komuniteti ndërkombëtar pret që kryeministrat Mustafa e Vuçiq, gjatë raundit të ardhshëm në Bruksel të arrijnë përparim konkret.
Të dy delegacionet, të udhëhequra nga kryeministrat Vuçiq e Mustafa do të takohen për herë të dytë brenda më pak se një jave, pas takimit të së martës së kaluar.
Në takimin e javës së kaluar palët arritën vetëm një marrëveshje, atë të policave të sigurimit për automjete, marrëveshje e cila lehtëson shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.
Etiketa: bisedimet, Kosova, Serbia