E martë, 23 Qershor 2015
Takimi i sotëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb në Bruksel, pritet të sjellë marrëveshje të reja.
Në takimin e Brukselit pritet të marrin zgjidhje katër probleme të mëdha: Themelimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe kompetencat që do të ketë. Shtizat janë duke u thyer rreth kompetencave që dot ë ketë ky asociacion. Temë tjetër është prefiksi telefonik ndërkombëtar që kërkon Kosova ndërkohë që Serbia kërkon që serbët e veriut të mbesin të lidhur me telekomin e Serbisë.
Temë tjetër është çështja e barrikadës mbi lumin Ibër, e cila duket se do të marrë zgjidhje, ndërsa më problematike duket të jetë çështja e statusit të liqenit të Gazivodës. Kosova kërkon të ketë e vetme kontrollin e digës së liqenit, ndonëse një çerek e liqenit shtrihet në territorin e Serbisë.