E martë, 12 Janar 2016
Prishtinë – Ende nuk dihet se kur do të nisë raundi i ri bisedimeve mes palës kosovare dhe asaj serbe të ndërmjetuar nga Brukseli zyrtar.
Lajmi i publikuar në media se takimi i ardhshëm do të mbahet më 27 janar në nivel të kryeministrave është demantuar nga ana e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, njëherësh anëtar i ekipit negociator të Kosovës, Bajram Gecaj, thotë se nuk kanë marrë asnjë ftesë zyrtare nga ana e Bashkimit Evropian për vazhdimin e bisedimeve më palën serbe.
Gecaj thotë se tani për tani nuk kanë asnjë temë të ngritur më palën serbe. Këshilltari i kryeministrit konfirmoi qëndrimin e shefit të tij se Mustafa nuk do të udhëtojë për Bruksel pa e marrë Kosova rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.
I pyetur nëse çështja e liberalizimit do të kushtëzohet më vazhdimin e dialogut, Gecaj nuk ka thënë përgjigje konkrete duke shtuar se liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti. /Tribuna Channel/