Mustafa liron nga detyra ministrin Agani


E hënë, 20 Qershor 2016

81451-kCO0ZTnSVm

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka liruar nga detyra ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani.

Këtë vendim, kryeministri Isa Mustafa e ka marrë sot, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani i ka kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së pafajësisë së plotë.

Letra e plotë e Aganit dërguar Kryeministrit Mustafa:

I nderuari z. Kryeministër,

Duke pas parasysh ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria e Shtetit ndaj meje;

I bindur në pafajësinë time të plotë përkitazi me çështjen që është subjekt i aktakuzës;

Në pajtim me parimin e qeverisjes së pastër pa asnjë dyshim në bartësit e funksioneve publike; dhe

I përkushtuar që drejtësia të kryej punën e saj në mënyrë të papenguar,

Kërkoj nga Ju që të më lironi nga detyra e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në momentin e shpalljes së pafajësisë sime të plotë.

Leave a Reply

Të fundit