Mustafa mblodhi deputetët e LDK-së për të folur për demarkacionin


E enjte, 21 Korrik 2016

isa

Prishtinë – Kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë për debatin ndërpartiak dhe debatin koalicion qeveritar –opozitë, rreth Marrëveshjes së demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, LDK, si udhëheqëse e Qeverisë, tashmë ka filluar përgatitjet për këtë debat.

Sipas paralajmërimeve, debati rreth demarkacionit do të zhvillohet më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Pikërisht në këtë sallë, siç njofton KTV, sot ka filluar takimi i Grupit parlamentar të LDK-së.