Mustafa: Nga dy vite qeverisje, shteti u katandis keq nga PDK’ja


E mërkurë, 31 Maj 2017

“Kam qeverisur dy vjet me Kosovën dhe kam parë që shteti është katandisur keq nën qeverisjen e PDK’së. Duhet shumë punë për t’i zhbërë grupet e interesit”, tha Mustafa, duke shtuar se Avdullah Hoti do të jetë trashëgimtar i tij në zyrën e Kryeministrit.

Partneri në këtë koalicion, Behgjet Pacolli, tha se me qeverisjen e koalicionit ku ai bën pjesë, secila familje në Kosovë do ta ketë nga një të punësuar, raporton gazetametro.net

Tutje, Pacolli sulmoi koalicionin PDK-AAK-Nisma për mosrealizimin e premtimeve.

Kandidati për Kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, tha se LDK e ka dëshmuar se si buxheti mund të vihet në shërbim të qytetarëve.

“Do të përkujdesemi që ndërmarrjet publike të çkapen”, ka thënë ai, duke i ftuar qytetarët për dalje masive në votime.

Etiketa: ,
Të fundit