Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa ngushëllon familjet e të rinjve shqiptarë, viktima të sulmeve në Munih

Prizren Post | 12:23 - 23.07.2016

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është informuar zyrtarisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin, se në mesin e viktimave të sulmeve të mbrëmshme vdekjeprurëse në Munih, janë edhe tre të rinj shqiptarë.

Kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këto humbje të pakompensueshme.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës qëndrojnë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë.


Arivisti Company