Mustafa numëron sukseset e Qeverisë, fut edhe UEFA-n e FIFA-n


E diel, 15 Maj 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar disa vendime të mëdha për Kosovën, të cilat i ka arritur Qeveria e koalicionit PDK-LDK-Lista Srpska, e udhëhequr nga ai.

Mustafa në vazhdën e sukseseve të Qeverisë së Kosovës ka futur edhe pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, transmeton Koha.net.

“Bëmë reforma në ekonomi, kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale, finalizuam MSA-në, morëm rekomandimi për liberalizimin e vizave, Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, rritëm përkrahjen për komunat…”, ka shkruar Mustafa, teksa e ka quajtur qeverinë e tashme si “Qeveria e vendimeve të mëdha”.

Etiketa: , ,
Të fundit