Mustafa po ecë hapave të Thaçit pa bërë zhurmë


E martë, 6 Janar 2015

Prishtinë – Qeveria e Isa Mustafës është duke shkuar hapave të qeverisë Thaçi 2, e cila gjatë gjithë mandatit nuk kishte emëruar zëdhënës për media.
Kjo praktikë e qeverisë, sipas anëtarëve të bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës po u sjellë probleme gazetarëve gjatë përpjekjeve të tyre për të marr informacione në lidhje me aktivitetet e Qeverisë.

Sipas Fidan Ramës, anëtar i bordit të AGK-së, kryeministri Isa Mustafa duhet t’u ofrojë qasje më të madhe gazetarëve, të shtojë kontaktet me ta, e jo siç është duke bërë tani vetëm me postime në Facebook.

“Isa Mustafa nuk duhet ta ndjek shembullin e ish-kryeministrit Thaçi duke mos emëruar zëdhënës. Natyrisht emërimi i një zëdhënësi është më se i domosdoshëm për komunikim mes gazetarëve dhe Qeverisë. Mbase përdorimi i rrjeteve sociale nga vetë liderët, si në këtë rast nga kryeministri Mustafa, mundohet të kompensojë mungesën e zëdhënësit duke komunikuar me publikun. Por kjo mendoj se është krejtësisht qasje e gabuar, pasi zyrtarët qeveritarë vazhdimisht thirren në transparencë dhe transparencën nuk mund ta bëjnë duke komunikuar me publikun vetëm përmes Facebookut, por duke u ofruar qasje më të madhe gazetarëve dhe duke i shtuar kontaktet me ta”, ka thënë Rama. /Tribuna/

Etiketa:
Të fundit