Mustafa: Prizreni është i qytetarëve përgjithmonë


E hënë, 25 Nëntor 2013

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të hënën në Prizren, se qyteti historik i Prizrenit, me të cilin krenohemi të gjithë, nuk është vetëm i një partie politike, por ai është dhe do të jetë i qytetarëve përgjithmonë.

Kreu i LDK-së, gjatë tubimit me qytetarët e Prizrenit, në mbështetje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Eqrem Kryeziu, ka thënë se partia që ai drejton ka një koalicion që i ka parasysh interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe është i mobilizuar fuqishëm që Prizreni të fitojë.

“Koalicioni ynë dhe i partnerëve tanë nuk e shpallë Prizrenin se është i dikujt, siç kanë thënë kundërshtarët tonë politikë, sepse të gjithë ne këtu konsiderojmë se Prizreni është i qytetarëve të Prizrenit. Prizreni nuk është pronë e asnjë partie politike, Prizreni nuk është pronë e askujt, Prizreni nuk i takon askujt përgjithmonë, Prizreni iu takon vetëm qytetarëve të Prizrenit përgjithmonë. Prandaj, ju jeni ata që do të vendosni për fatin e Prizrenit”, ka thënë kryetari Mustafa.

Ai ka shtuar se prizrenasit janë ata që do të vendosin se kush do ta qeverisë më së miri Prizrenin. “Ju jeni ata që do të vendosni se si është qeverisur deri më sot Prizreni dhe ju jeni ata që me votën tuaj, me mobilizimin e juaj, me daljen e gjithë qytetarëve të Prizrenit, më 1 dhjetor, do të merrni një vendim të fuqishëm, një vendim në interes të fëmijëve tanë, në interes të qytetarëve tanë, në interes të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të demokratik, në interes të integrimeve evropiane”, ka thënë Mustafa.

Ai ka i ka ftuar partnerët e koalicionit që punën dhe fitoren ta konsiderojmë si fitore të përbashkët, që qeverinë në Prizren ta kemi të përbashkët, që rezultatet që do t’i arrijmë në Prizren, të jenë rezultate me të cilat të gjithë ne do të mburremi.

“Ka disa marrëveshje nga rivalët tanë politikë, që nuk kanë interesa të qytetarëve, por kanë interesa tjera”, ka thënë Mustafa.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka thënë se koalicioni me Bashkimin Demokratik, ka pas qëllimin dhe vendosmërinë për të bërë ndryshime në Prizren dhe për një Kosovë më të mirë. Ai i ka akuzuar rivalët politik për kopjimi e Programit të LDK-së për Prizrenin.

Kryeziu e ka kritikuar pushtetin aktual të Prizrenit për keqpërdorime dhe përballje me gjyqësorin për të bëmat e tyre. Ai ka qenë kritik edhe ndaj kryeministrit Thaçi për shkelje të rregullave të fushatës, duke sjellë në Prizren kryeministra edhe nga vendet e rajonit. Sipas Kryeziut alternativa më e mirë qeverisëse në Prizren është koalicioni ndërmjet LDK-së dhe Bashkimit demokratik.

Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik, ka thënë se së bashku me LDK-në do i japim fund njëherë e përgjithmonë klanit “Pronto” dhe bandave të Hashim Thaçit.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për kombinimin tonë dhe mbi të gjitha më ka shtyrë arsyeja më e madhe që njëherë e përgjithmonë këtij vendi duhet ti kthehet dinjiteti krenaria dhe vlerat e mirëfillta që qytetari i Prizrenit të respektohet. Ne do ta qeverisim ndryshe në qytetin e Prizrenit, prandaj unë ftoj aktivistët, udhëheqësit dhe votuesit e Bashkimit Demokratik të votojnë numrin 78, të votojnë LDK-në sepse aty është fryma e përbashkët me Bashkimin Demokratik dhe është qeverisja e përbashkët me LDK-në”, ka thënë Berisha.

“Të angazhohemi bashkërisht për një qeverisje ndryshe që sinkronizon fundin e klanit ‘Pronto’”, ka thënë Berisha.

Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka thënë se Prizreni është një qytet që na bashkon ashtu siç na bashkoi edhe në histori.

“Janë disa gjëra në të cilat unë besoj dhe nuk kam ndërmend të heqë dorë asnjëherë, siç është qeverisja e mire të cilën e meriton çdo qytetarë. Prizrenin janë duke e qeverisur njerëz të përfolur për afera korruptive, e këto dhe shumë gjëra tjera që po i bënë qeverisja aktuale krijojnë një imazh të keq”, ka thënë ajo.

Të fundit