Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mustafa: Vendimi i Listës Serbe nuk u kontribuon zhvillimeve në vend

Prizren Post | 17:11 - 10.10.2016

Prishtinë – Vendimi i Listës Serbe për bojkot nuk i kontribuon zhvillimeve në vend, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjeve tjera jetike për interesat e serbëve.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se Lista Serbe duhet të ulet dhe të bisedojmë për bojkot.

Këto komente, ai i bëri pas takimit me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

I pari i Qeverisë bëri të ditur se në këtë takim është biseduar për çështje me interes të përbashkët.

“Biseduam për çështje me interes të përbashkët, si MSA-në, reformën evropiane, fushën e drejtësisë, punësimit dhe arsimit”, deklaroi Mustafa.

Mustafa dekaroi se në këtë takim është diskutuar edhe për dy çështjet e mbetura që lidhen me liberalizim, demarkacioni dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lidhur me Ligjin për Trepçën, Mustafa tha se ky ligj është në dobi të të gjithëve, ndërsa tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë.

Në anën tjetër, Christian Danielsson tha se Kosova ka nevojë për investime strategjike dhe kjo duhet të shihet si prioritet, ndërsa tha se Kosova ka përmbushur obligimet për liberalizim, përveç demarkacionit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Arivisti Company