Ndahen 125 mijë euro për shënimin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin


E martë, 26 Shkurt 2019

PRISHTINË – Në mbledhjen e Qeverisë, si pikë e parë e rendit të ditës, është aprovuar kërkesa për ndarjen e buxhetit për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Në këtë mbledhje po ashtu është aprovuar kërkesa për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 125 mijë e 170 euro për mbulimin e aktiviteteve me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se mjetet financiare të ndara për shënimin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin janë ndarë nga kategoria e shpenzimeve të rezervës.

Etiketa: , ,
Të fundit