Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Prizren Post | 14:52 - 07.02.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Nexhmije Pagarusha u lind më 7 maj të vitit 1933, ajo ishte e martuar me kompozitorin e mirënjohur Rexhep Mulliqi

Ajo gëzon epitetin “Bilbili i muzikës shqipe”, në nder të vlerave artistike gjatë karrierës së saj.


Etiketa:

Bëni një koment