E martë, 12 Maj 2026

Dogana e Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur brenda një autobusi.
Sipas njoftimit zyrtar, malli përbëhej nga 27 fustane solemn dhe dy fustane vello, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa autobusi ishte i linjës Turqi–Prishtinë, me targa te huaja.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Burimi: klankosova
