E premte, 19 Dhjetor 2014 
Pejë – Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur sot në ora 11 në rrugën Pejë-Klinë, në Kliçinë. Me këtë rast kriminelët e maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë dalë në rrugë, kanë shkrepur armët dhe kanë detyruar vozitësin e veturës zyrtare të Korporatës Dukagjini të ndalojë.
Të maskuarit ia kanë plaçkitur veturën dhe tërë mallin të cilin vozitësi e transportonte nga depoja qendrore e Korporatës Dukagjini në Pejë deri te depot në Prishtinë.
Me të lajmëruar policinë, Njësiti special ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur të ndalojë veturën e vjedhur, kurse kriminelët janë arratisur në malin e afërt.
Policia është duke vazhduar ndjekjen e tyre.
Me këtë rast Korporata Dukagjini shprehu mirënjohje dhe falënderim për Policinë e Kosovës dhe Njësitin special të saj për reagim të shpejtë e të suksesshëm dhe kthimin e veturës zyrtare të Korporatës dhe të mallit, raporton portali Telegrafi.