Ndërhyrja e ndërkombëtarëve, lajm i keq për Kosovën


E diel, 5 Tetor 2014

Prishtinë – Këshilltari i parë i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, ka thënë se nëse PDK-ja e Hashim Thaçi mendojnë se vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mund të qeverisë në mandatin e ardhshëm, atëherë ky sipas Arifit është një lajm i keq për Kosovën.

“Shpresoj që nuk nevojitet ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Shpresoj se PDK do të reflektojë dhe do të hap rrugë Bllokut për krijimin e institucioneve. Nëse kemi të bëjmë me një parti, që mendon se vetëm ndërkombëtarët duhet me i folë në gjuhë të huaj e me marrë vesh, është lajm i keq për Kosovën. Nëse shpresa e Partisë Demokratike të Kosovës, për me mbet në pushtet është që ndërkombëtarët do t’ia mundësojnë me qeverisë, ky është shumë lajm i keq për Kosovën”, ka deklaruar Arifi. /Zeri/

Etiketa: ,
Të fundit