Ndërkombëtarët duhet ta shtojnë presionin mbi Serbinë për të pasur marrëveshje


E premte, 6 Janar 2023

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi të premten nga ndërmjetësuesit e dialogut që ta shtojnë presionin mbi Serbinë në mënyrë që procesi i dialogut të finalizohet me njohje reciproke dhe marrëdhëniet mes dy vendeve të normalizohen sa më parë.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kryeministri tha se beson në fuqinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta shtuar presionin mbi Beogradin.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka thënë shumë qartë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale, e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ne pajtohemi plotësisht me këtë. Kosova është shtet normal që ka shënuar hapa të mëdhenj në dy vitet e fundit. Kemi stabilitet institucional. Fakti që jemi shtet normal nuk do të thotë që kemi marrëdhënie normale me fqinjin tonë verior”, ka thënë kryeministri Kurti.

Etiketa: , , , ,
Të fundit