Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ndërroi jetë legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri

Prizren Post | 10:58 - 09.06.2018

Prishtinë – Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar ka ndërruar jetë.

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një komplikimi shëndetësor.

Lajmin Klan Kosovës ia kanë konfirmuar familjarë të legjendës të futbollit kosovar.

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.

Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.


Etiketa:
Arivisti Company