Ndërroi jetë “Mësuesi i mësuesve” Halil İnalcık


E martë, 26 Korrik 2016

inalcik

Historiani i njohur botërisht dhe i mbajtur mend si “Mësuesi i mësuesve” Halil İnalcık ndërroi jetë dje në mbrëmje. Në moshën 100 vjeçare ai i vazhdonte punimet akademike.

Historiani-shkrimtari Prof. Dr. Halil İnalcık, ndërroi jetë në Ankara në spitalin ku po trajtohej. Zyrtarët e spitalit bënë të ditur kohën e ndërrimit të jetës së Prof. Dr. İnalcık që ishte në moshën 100 vjeçare në orën 19:10 në mbrëmje, transmeton Prizren Post.

Universiteti Bilkent poashtu bëri të ditur se themeluesi i Departamentit të Historisë, historiani i periudhës Osmane Prof. Dr. Halil İnalcık ndërroi jetë.

Në njoftim thuhej: “Kombit tonë, të gjithë dashamirësve, të gjithë komunitetit të Bilkentit dhe familjes së tij i shprehim ngushëllime”.

Ceremonia e varrimit do të bëhet me 27 korrik.

Prof. Dr. Halil İnalcık kishte shkruar edhe për shqiptarët. Vepra e tij Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-ı Arvanid, e shkruar për shqiptarët është punimi i tij më i suksesshëm akademik si dhe ishte anëtar i Akademisë së Shqipërisë./Prizren Post/

Të fundit