E mërkurë, 18 Tetor 2017
Ata vunë re një “mirazh” të një qyteti që lëvizte në qiell natën.
Më shumë se një milion njerëz nga qytetin kinez Yueyang kanë dëshmuar se kanë vëzhguar kulla masive që dilnin nga retë, ndërsa ishin në errësirë në qytet.
Ata filluan të filmonin dhe të bënin foto duke menduar se ata kanë arritur të kapnin një fenomen mbinatyror.
Kjo “hije qyteti” mbi qiell ka qenë e pranishme në Azi për viteve me radhë, pasi kjo nuk është hera e parë që një fenomen i tillë është parë me sy të lirë nga dëshmitarët.
Shfaqja e këtij fenomeni u dokumentua në një video të filmuar në qytetin kinez të Foshan, ku qindra njerëz panë të njëjtën gjë: ndërtesa masive që dilnin nga retë, qindra metra mbi qytetin e tyre.
Edhe kësaj radhe mijëra njerëz u ndalën, duke parë “qytetin qiellor” në atë që ishte shfaqja e dytë e një fenomeni të tillë në Kinë, shkruan syri.net. Qyteti “misterioz” raportohet se ka kulla gjigante dhe ndërtesa të tjera më të vogla që duken qartë në video:
Ekspertët kanë ardhur në përfundimin se ajo që njerëzit në të vërtetë dëshmuan në Yueyang City nuk ishte një iluzion, as një mirazh, duke sugjeruar se fenomeni misterioz ishte shkaktuar nga mjegulla dhe rrezatimi.
Pamjet e shfaqura nga turistët dhe banorët pranë liqenit në atë kohë treguan katër ndërtesa masive, që dilnin mbi retë.
Menjëherë pas kësaj, videot u shfaqën në platformat e medieve kineze si Weibo, duke lënë miliona njerëz nga mbarë bota të shokuar.
Etiketa: Kinë, qyteti qiellor