Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ndërtimi i ndërlikuar i jetës

Prizren Post | 18:00 - 07.06.2017

Autor: Eroll VELIJA

Shkaku kryesor që çështja mbi zanafillën e jetës ka hyrë në një dilemë të tillë është se madje ata organizma të gjallë që mendohej të jenë më të thjeshtat kanë ndërtim jashtëzakonisht të ndërlikuar. Qeliza e një gjallese është shumë më e ndërlikuar se të gjitha produktet teknologjike që ka arritur të prodhojë njeriu. Sot, madje edhe në laboratorët më të përparuara të botës, duke bashkuar materie kimike organike, nuk do të mund të arrijmë kurr të përfitojmë një qelizë të vetme.

Kushtet që nevojiten për formimin e një qelize janë aq të shumta sa kurr nuk mund të shpjegohen me rastësi. Probabiliteti që proteinat, njësia bazë e qelizës, të sintetizohen rastësisht është 1 në 10950 (për një proteinë mesatare me 500 aminoacide). Në matematikë probabilitetet më të vogla se 1050 konsiderohen të pamundura.

Molekula e ADN-së përmban informacionet gjenetike si një bankë informacionesh me kapacitet të pabesueshëm. Nëse do ta hidhnim në letër informacionin që përfshin ADN-ja e njeriut, do të krijohej një bibliotekë me 900 volume enciklopedike me nga 500 faqe secili.

Në këtë pikë shfaqet një dilemë shumë interesante:ADN-ja mund ta kopjoj-përsëris vetveten vetëm me ndihmën e disa proteinave të specializuara (enzimave). Mirëpo, sinteza e këtyre enzimave mund të realizohet vetëm me anë të informacionit të koduar në ADN. Pasi që ato të dyja janë të varura nga njëra tjetra, ato duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë për kopjim-përsëritje. Kjo e sjellë skenarin se jeta ka zënë fill vetvetiu në një rrugë pa krye. Prof. Lesli Orgel, një evolucionist me reputacion nga Universiteti i San Diegos në Kaliforni, e pranon këtë fakt në botimin e revistës Scientific American të Shtatorit të vitit 1994:

“Është krejtësisht e pamundshme që proteinat dhe acidet nukleike, duke qenë të dyja komplekse për nga ndërtimi, të jenë krijuar vetvetiu në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Po ashtu duket e pamundshme ta kemi njërën pa tjetrën. Dhe kështu, në shikim të parë, njeriut do t’i duhej të vjen në përfundimin se, në të vërtetë, jeta kurr nuk ka mundur të zë fill me anë të mjeteve kimike.

Padyshim, nëse është e pamundur që jeta të ketë zënëfill nga shkaqet natyrore, atëherë duhet të pranohet se jeta u “krijua” në mënyrë të mbinatyrshme. Ky fakt zhvlerëson në mënyrë të qartë teorinë e evolucionit, qëllimi kryesor i së cilës është të mohoj krijimin.

Shkeputur nga libri:” Kodi Enigmatik i Universit”

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company