Ndeshja Kosovë-Turqi nuk do të luhet në Prishtinë


E mërkurë, 16 Prill 2014

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bëri të ditur se ndeshja e planifikuar të luhet ndërmjet reprezentacionit të Kosovës dhe atij të Turqisë në futboll nuk do të luhet në Prishtinë.

Ai u takua me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport Memli Krasniqin, me të cilin biseduan rreth punimeve që po bëhen në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes në Mitrovicë.

Për kryerjen e punimeve të nevojshme në restaurimin e stadiumit të Prishtinës Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet prej 500 mijë euro./Prizren Post/