E mërkurë, 21 Maj 2014
“Nesër do të kemi një ndeshje miqësore, vëllazërore dhe rezultati nuk do të ketë shumë vlerësim të madh, sepse jemi si dy shtete vëllazërore dhe kryesore është që jemi bashkë”, deklaroi ai para gazetarëve.
Sipas tij, kjo përballje do të jetë një mesazh për FIFA-n dhe UEFA-n që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e saj.
“Ndeshja e nesërme është mesazhi më i mirë për FIFA-n dhe UEFA-n, se çka jemi duke bërë me mobilizim dhe ne si shtete zaten e kemi njohur Kosovën mirëpo ndeshja e nesërme është një përgjigje më e mirë”, shtoi ai, transmeton Kosovapress.
Trajneri turk ka shprehur falënderimin për pritjen e ngrohtë që i është bërë dhe ka thënë se ndihet tepër i lumtur që ndeshjen e 100-të të tij do ta zhvillojë me Kosovën.
Me tej, përzgjedhësi turk shtoi se kanë pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës për ta luajtur këtë ndeshje, pasi që edhe presidenti edhe kryetari i Federatës turke kanë qenë pro që kjo ndeshje të luhet me Kosovën.
“Së pari po sa ka ardhur ftesa për të luajtur me Kosovën ne nuk kemi hezituar dhe menjëherë e kemi pranuar, pasi shkaku kryesor është se jemi si shtet vëllezër, shteti mik i Kosovës, edhe pse se nuk e kemi pasur në kalendar, por menjëherë e kemi pranuar”, theksoi Terim.
Ai ka thënë se pas kësaj ndeshje do të thellohet edhe me tutje bashkëpunimi dhe do ta ndihmojnë Federatën e Futbollit të Kosovës, si në shkollimin e trajnerëve, futbollistëve apo edhe ndihma tjera.
Etiketa: fatih terim, Kosova, Miqësore, Turqia