E diel, 26 Korrik 2026

Katër shoferë janë ndaluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj pasi drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit.
Sipas policisë, V.B., 25 vjeç, i cili drejtonte një veturë Audi me targa vendore, rezultoi me 1.11 promila alkool në gjak. Ai u gjobit me 300 euro, mori dy pikë negative dhe iu pezullua patentë shoferi për gjashtë muaj, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, RR.N., 25 vjeç, që drejtonte një Mercedes me targa të huaja, rezultoi me 1.00 promila alkool. Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 200 eurosh, dy pikë negative dhe pezullim i patentë shoferit për tre muaj.
Njëjtë u ndëshkua edhe O.T., 26 vjeç, drejtues i një veture Volvo me targa vendore, i cili rezultoi me 0.88 promila alkool, si dhe Ã.B., 25 vjeç, drejtues i një Peugeot-i me targa vendore, i cili kishte 0.86 promila alkool. Të dy u gjobitën me nga 200 euro, morën dy pikë negative dhe iu pezullua patentë shoferi për tre muaj.
Ndërkohë, në rrugën magjistrale në fshatrat Bibaj dhe Koshare, policia evidentoi edhe dy raste të tejkalimit të shpejtësisë.
K.K., 18 vjeç, duke drejtuar një VW Golf, u kap duke lëvizur me 102 km/h në një segment rrugor ku kufizimi është 40 km/h. Ai u ndëshkua me gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe pezullim të patentë shoferit për tre muaj.
Ndërsa E.M., 26 vjeç, u kap duke drejtuar një veturë Mercedes me shpejtësi 80 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h. Për këtë kundërvajtje ai u gjobit me 200 euro, mori dy pikë negative dhe iu pezullua patentë shoferi për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar edhe një herë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet dhe kufizimet e lejuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Burimi: klankosova
