Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ndoshta kosovarët sivjet lëvizin pa viza, ndoshta krijohet Ushtria, ndoshta anëtarësohemi në Interopol…

Prizren Post | 20:07 - 02.06.2018

Prishtinë – Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, u ka dhënë shpresë të madhe kosovarëve.

Sipas tij, sivjet Kosova do të arrijë liberalizimin e vizave, krijimin e Ushtrisë, etj.

Postimi i plotë i Arifit:

– Sivjet: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në BE

– Sivjet: Kosova do të krijojë ushtrinë e vet

– Sivjet: Kosova do të jetë anëtari më i ri i Interpolit

– Sivjet: Do të korrigjohet kufiri me Malin e Zi

Ky vit dhe vite të tjera janë të Kosovës. Nuk do të ndalet Kosova në rrugën e zhvillimit dhe progresit

Veseli në fund të këtij viti pret liberalizimin e vizave


Etiketa:
Arivisti Company