Ndryshohen normat e akcizave


E mërkurë, 22 Korrik 2015

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin për ndryshimin e normave të akcizës për duhan, lojërat e fatit dhe fishekzjarrët, të propozuar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti.

Duke parë nevojën e harmonizimit me direktivat e BE-së, si dhe me normat tatimore me vendet në rajon, Ministri i Financave ka propozuar ndryshimin e normave të akcizës të aplikueshme në disa produkte në Kosovë. Në këtë kontekst, ndryshimet të cilat janë propozuar janë si në vijim, ngritja e akcizës në duhan nga 35€/1000 copë në 38€/1000 copë, ngritja e akcizës me normë prej 40% në aparatet/makinat që përdorën në lojërat e fatit si dhe vendosja e akcizës prej 2€ për kg në fishekzjarrë.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak se është marrë parasysh që buxheti i vitit 2015 i aprovuar në fillim të vitit ka qenë i zotuar në masë prej mbi 90% dhe hapësira për shkurtime me qëllim të ruajtjes së rregullës fiskale ka qenë e kufizuar. Për këtë janë identifikuar masa afatgjate në të hyra të cilat nuk kanë efekte negative në mirëqenien sociale të popullsisë, aktivitetin ekonomik si dhe ambientin biznesor.

Etiketa: , ,
Të fundit