E enjte, 15 Maj 2014
Qeveria vendos të bëjë ndryshime në ligjin për Avokatin e Popullit.
Nenin 9 ndryshon sipas këtij varianti: “Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda një muaji nga mbarimi i funksionit. Avokati i Popullit qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të nenit 7, të ligjit. Kur Avokati i Popullit jep dorëheqjen, apo vdes, shkarkohet apo është në pamundësi të kryejë detyrat, komisionari më i vjetër në detyrë kryen funksionin e tij deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit”.
Ndërkohë që, në fund të nenit 28 shtohet paragrafi: “Nëse raporti vjetor ose raportet e veçanta nuk diskutohen nga Kuvendi, brenda një muaji nga data e depozitimit, Avokati i Popullit ka të drejtë të publikojë raportin”. Ndërsa neni 29 ndryshohet me “Avokati i Popullit kontribuon në përgatitjen e raporteve të shtetit shqiptar për organizmat ndërkombëtarë, në zbatim të konventave të ratifikuara nga shteti shqiptar lidhur me të drejtat e liritë e njeriut në Republikën e Shqipërisë./shekulli/