Ndryshon ligji për forcat ushtarake të huaja në Shqipëri


E martë, 10 Dhjetor 2013

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare miratoi sot një ndryshim në ligjin “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja, në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”.

Amendimi i ligjit parashikon që dhënia e lejeve për avionët dhe mjetet e tjera fluturuese, që u përkasin forcave ushtarake të huaja, për hyrjen në hapësirën ajrore shqiptare, si dhe për uljen e fluturimit, bëhet me urdhër të përbashkët të ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, ose nga personi i autorizuar prej tyre. Ndërsa ankorimi në portet ushtarake të vendit bëhet me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.

Etiketa: ,
Të fundit